fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Skenar i zi për shqiptarët nga LSDM, në bashkëpunim me PDSH dhe Alternativën

Koment: Tetova sot

LSDM si një “kameleon” politik dhe me frikën e humbjes së pushtetit u shfaq sërish.Por kësaj rradhe duke e ditur se I ka humbur ata mijëra vota që ia dhanë për shumë arsye shqiptarët e dëshpëruar , dëshiron të provojë një taktikë tjetër duke dashur ta prishë parimin fituesi me fituesin pas 12 Prillit .Në fakt LSDM nuk ka fituar kurrë tek maqedonasit dhe tani kërkon parti minoritetesh tek shqiptarët dhe dëshiron që tentakulat në zonat e shqiptarëve ti shtrijë kësaj rradhe jo përmes individëve shqiptarë që I sillnin vota në zona shqiptare, por përmes kryetarëve partiakë. Zaev ka një plan që do ta realizojë në matematikat e fitores së tij në zgjedhje duke dashur që të merr dy partitë shqiptare që I ka në koalicion PDSH dhe Alternativën.E para pra PDSH njihet me ashpërsinë e skajshme që ka patur me socialdemokratët duke i quajtur dikur “ Mali cetnici” ndërsa Alternativa e cila e ka humbur busollën dhe nuk ka një qëndrim të saktë do shkojë me ASH-në apo me LSDM-në , për të cilen thotë se për shkak të saj qëndron në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Zaev I bën matematikat e tij duke shfrytëzuar këto parti të vogla që e dijnë se të dalin në zgjedhje vetë , nuk fitojnë por kryeministri në largim Zaev llogarit në PDSH që I kanë mbetur më pak se 20 mijë vota ,shto edhe votat e Alternativës që të mund të arrijë 10 deputetë shqiptarë dhe më pas të prish marrëveshjen fituesi me fituesin njëjtë sic bëri në zgjedhjet e fundit kur si humbës formoi qeverinë nën rrethanat që dihen tashmë , për shkak të një VMRO-je që në një mijë variante nuk merrte dot pushtetin me të cilin kishte abuzuar për kaq vite nën diktatin e Gruevskit.

LSDM luan një lojë të rrezikshme sepse duke u futur në terrenin shqiptarë përmes të vegjëlve , proporcionalisht kaq ndikim mund të kenë ata në qeverisjen e tij të ardhshme. Shihni sa ndikim ka PDSH dhe Alternativa në qeverinë aktuale të Zaevit?!

LSDM do të përdorë një skenar të zi për shqiptarët sepse me ofrimin e partive të vogla, ai me automatizëm I konsideron pakicë shqiptarët dhe vetëm në horizont duket kinse ai ka një vizion ndryshe për të drejtat e popujve tjerë duke prodhuar multietnicitetin fallso që shqiptarët e zbuluan gjatë qeverisjes së dështuar të tij, në atë qeverisje me plot parti shqiptare brenda, disa prej të cilave do që ti ketë krahë për krahë sërish në zgjedhjet që janë në prag.

Qëllimi I Zaevit përmes PDSH-së dhe Alternativës është që të barazohet me VMRO-në , pasi e di se ai tashmë ka pësuar një debakël politik gjatë qeverisjes së tij duke ardhë si reformator I madh dhe duke u larguar si një politikan periferie që humbi besimin për mënyrën se si erdhi plot zhurmë dhe reforma që nuk I pa askush.

Zaev do që të dërgojë në opozitë BDI-në si një parti kombëtare shqiptare dhe të formojë një qeveri kukull në rast fitoreje pas 12 Prillit dhe ti fundosë aspiratat shqiptare.Zaev do që përmes të vegjëlve, te preferuar , ti nëncmojë votuesit shqiptarë që kanë alternativa se kë duhet të zgjedhin për të votuar kur kanë plot parti shqiptare .

Zaev do që të shpëtojë vetë dhe të shpëtojë nga zhbërja parti të caktuara shqiptare të cilat vetë nuk ia dalin dot, ndërsa në aleancë me LSDM-në nuk e kanë idenë se sa shumë do humbin sepse koha e Aleancave shqiptaro-maqedone u pa se nuk funksionon dhe këtë e dëshmoi mënyra se si u qeveris deri tani nën tensione pafund.

LSDM nuk ka më një revolucion laraman dhe harxhoi kartën për gënjeshtrat e 500 euroshi-t dhe reformave që nuk ndodhën kurrë ,kurse tani ka në planin B përmes partive shqiptare dhe jo individëve shqiptarë, të rifutet sërish në terrenin shqiptarë të zhgënjyer prej tij .Zaev nuk e di që duke dashur një mandat tjetër , po niset gabimisht në udhëtimin e fundit politik ,në anijen që fundoset bashkë me disa parti shqiptare që fatkeqësisht kanë rënë pre e mashtrimit të madh maqedonas.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV