fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Sot, kujtojmë lindjen e Heroit të popullit Isa Boletini

Më 15 janar 1864 lindi Isa Boletini, luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar, Hero i Popullit. Isa Boletini lindi në Boletin të Mitrovicës.

Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane. Ndihmoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe synimeve grabitqare të Serbisë dhe Malit të Zi.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë. Në vitin 1908 përkrahu revolucionin xhonturk, por iu kundërvu politikës antishqiptare të Xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundër osmane të viteve 1908-1912. Udhëhoqi disa kryengritje kundërosmane në Drenicë-Mitrovicë, Shtime-Carralevë, Podujevë-Prishtinë etj.

Në ditët e shpalljes së Pavarësisë u vu në krye të përfaqësuesve të Kosovës, si dhe u ndodh në krah të Ismail Qemalit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Në vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë kaloi sërish në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet si udhëheqës popullor. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.

LEXO EDHE:

Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

BASHKE TV

Marin Mema afër Beogradit zbulon dy fshatra shqiptarë

BASHKE TV

Rikthehet Nokia, prodhon telefonin që baterin e mban 1 muaj

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Për Sarajin që duam: Blerim Bexheti publikon video nga ndriçimi në Matkë dhe Arnaqi (VIDEO)

BASHKE TV

Xhemaili: RRUGA TETOVË-PRIZREN, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës!

BASHKE TV
BASHKË.TV