fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Sylejmani: Bashkimi i Gjermanisë, ishte gëzim i madh për popullin Shqiptar

04 tetor 2020 – Bashke.TV – “Gjermania ka qenë e lirë por e ndarë, populli shqiptar edhe i robëruar edhe i ndarë!

Gjermania është ndarë me fajin e saj, sepse ka bërë luftë pushtuese dhe bota në shenjë denimi e ka lejuar të jetojë e ndarë dhe ka lejuar të ndahet!

Populli shqiptar është ndarë pa fajin e tij, sepse ka qenë popull jo robërues e jo pushtues!

Në ndarjen e popullit shqiptar, e ka dhënë voten e saj edhe Gjermania me Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit!

Ndarja e Gjermanisë nga Rusia me mure në mes, nëpër qytete, fshatra, fusha e male me MURIN e famshëm, ishte ndarje për tu bashkuar, kurse ndarja e popullit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha dhe dhënia e tokave të tij fqinjëve dhe vënia e kufinjëve të hekurt policor e ushtarak, ishte ndarje për shfarosje, ishte ndarje për asimilim e për shuarje përgjithmonë!

Ndarja gjermane u rivendos me bashkimin paqësor e me ndihmen e SHBA-së dhe NATO-s, kurse për bashkimin e popullit shqiptare janë kundër Fuqitë e Mëdha që e kanë ndarë, është kundër Rusia dhe aleatët e shumtë të Serbisë nëpër botë!

Bashkimi i Gjermanise na ka gezuar shume neve pjestareve te popullit shqiptare, sepse shpresonim se edhe neve do te na vinte radha!

Endrra jonë shqiptare për bashkim jo vetëm që nuk u realizua por edhe po vazhdon, sepse rruga historike e bashkimit te ne e ka ndalur hapin dhe veshtirë se do të realizohet ndonjëherë!

Populli shqiptar e ka përjetuar me gëzim te madh bashkimin gjerman, sepse Gjermania jo vetëm ka realizuar ëndrrën e saj për të jetuar e bashkuar, por edhe pse bashkimi i saj ishte fitorja e madhe e përkrahëses së madhe të luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Ndihma dhe përkrahja e madhe e Gjermanisë dhënë popullit shqiptar dhe Kosovës gjatë luftës titanike dhe heroike të UÇK-së dhe dalja e saj përkrahë SHBA-së dhe pjesmarrja e aviacionit gjerman në bombardimet e NATO-s kundër Serbisë e mbi Serbinë dhe ardhja e kontigjenteve të saja ushtarake në kuadër KFOR-it, ishte ngjarje e madhe dhe populli ynë jo vetëm është mirënjohës e falënderues, por kurrë nuk do ta harrojë në shekuj e mijëvjeqarë!

Lufta për liri dhe çlirim që e ka zhvilluar populli shqiptar në Kosovë e Vise kundër Serbisë pushtuese, në tërë Gjermaninë ka pasur hapsirë dhe përkrahje të madhe për Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në veçanti dhe levizjes ilegale patriotike çlrimtare në përgjithësi!

Urime bashkimin historik Gjermani!

Faleminderit për ndihmën e madhe që na e ke dhënë Gjermania legjendare!” – shkruan Ismet Sylejmani

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3433030000092399&id=100001562988310

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV