fbpx
Bashke.tv
Aktualitet EKONOMIA LAJME

Takim Bekteshi – Hoxha: Përmes procesit të transparencës do të krijohen masa për mbështetjen e biznesit

Ministri Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore për tu informuar nga afër me gjendje reale të sektorit të biznesit. Në takimin e mbajtur në hapësirat e OEMVP-së përveç kryetarit të Odës Nebi Hoxha të pranishëm ishin dhe anëtarë të tjerë si dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë.

Në takim u bisedua rreth situatës së krijuar së fundmi me epideminë e shkaktuar nga virusi Covid 19 si dhe masat të cilat janë marrë dhe po krijohen në vazhdimësi për ti dal në mbrojtje sektorit të biznesit në këtë periudhë krize.

Ministri Bekteshi theksoi se Pakoja e katërt e masave ekonomike është në përgatitje e sipër duke nënvizuar se Qeveria është e hapur për bashkëpunim më shumë se kurrë dhe se masat do të bazohen në kërkesat reale të biznesit.

“Është me rëndësi të theksohet se njoftova kryetarin me rrjedhën e realizimit të masave nga Pakoja e tretë ekonomike të cilën e miratoi Qeveria paraprake por njëkohësisht edhe për përgatitjet të cilat jemi duke i bërë për Pakon e katërt, kërkuam bashkëpunim dhe u dakorduam se pikërisht në frymën e transparencës në mënyrë të hapur, nëpërmes dialogut publiko-privat do ti krijojmë edhe masat e reja të cilat do të jenë në interes të qytetarëve por në veçanti në interes të sektorit të biznesit për të tejkaluar sa më lehtë situatën të cilën e kemi me COVID 19. E dijmë të gjithë se aspekti shëndetsor është mëse i rëndësishëm por mesiguri që nuk duhet ta harrojmë edhe aspektin ekonomik për të tejkaluar në mënyrën më të mirë dhe më të lehtë të mundshme për shkak se kemi të bëjmë me mirëqenien e qytetarëve tanë.”

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore Nebi Hoxha theksoi se ndihma e Qeverisë është mëse e nevojshme në këtë periudhë krize andaj tha se Qeveria duhet të detektoj kompanitë e prekura dhe të intervenoj me të gjitha mënyrat dhe format e mundshme për ekonomi stabile në vend.

“Kishim nderin dhe kënaqësinë të kemi prezent ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshin në zyrat e OEMVP-së ku që nga fillimi i qeverisë diskutuam për angazhimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe rolit të saj në krijimin e politikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Diskutuam për krijimin e politikave të zhvillimit ekonomik në vend dhe gjithsesi diskutuam edhe rreth masave të cilat janë urgjente për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjen e bizneseve në aspektin e likuiditetit të tyre.”

Për hir të bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm mes Ministrisë së Ekonomisë dhe OEMVP-së dhe për një bashkëpunim edhe më të thellë në të ardhmen ministri në takim shprehu propozimin që Oda të caktoj një anëtarë të tyre i cili do të jetë në rolin e këshilltarit special pranë Ministrisë së Ekonomisë në mënyrë që Oda të jetë e informuar në kohë me detajet nga punët dhe projektet që do të realizohen.

 

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: Prej sot rruga Jadranska Magistralla e njohur edhe si Kaçaniçki Pat, riemërtohet në rruga Hasan Prishtina!

BASHKE TV

Pyetje deputetësh/ Mexhiti: Ja 3 pyetjet e mia që ia parashtrova ekzekutivit të BDI-së

BASHKE TV

Bekim Rexhepi: Përfundoi ekspropriimi i pronave në autostradën Shkup-Bllacë

BASHKE TV

ALI AHMETI DHE HYDAJET HYSENI DY SEKRETARËT ORGANIZATIV MË TË MËDHENJ TË LËVIZJES

BASHKE TV

ALI AHMETI DOCTOR HONORIS CAUSA I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

BASHKE TV

ALI AHMETI FIGURË UNIKALE E KOMBIT

BASHKE TV
BASHKË.TV