fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Takim i Xhaferit me ambasadorin rumun, Stanilla

Në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me ambasadorin rumun SH.T. Viorel Stanilla është potencuar bashkëpunimi i deritanishëm miqësor dhe konstruktiv ndërmjet dy vendeve dhe në këtë drejtim.

Në këtë rast, siç njoftojnë nga Kuvendi, Xhaferi falënderoi për mbështetjen e deritanishme të madhe që Republika e Rumanisë ia jepte vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, si edhe mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se edhe në të ardhme kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim mes dy palëve do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë.

Ambasadori roman i drejtoi urime Xhaferit për mandatin e tij të dytë si i pari në Kuvend, shprehu kënaqësi dhe lëvdata për punën e tij si edhe për bashkëpunimin e tërësishëm të deritanishëm me ambasadën rumune.

“Ambasadori Stanilla shprehu kënaqësi që më në fund Republikës së Maqedonisë së Veriut i hapet mundësia pas tre dekadave të bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik të Vendeve të Rajonit të Detit të Zi/BSEK, me të cilën për momentin kryeson Republika e Rumanisë. Kryetari i Kuvendit e siguroi mysafirin e vet se do të angazhohet që të gjitha procedurat në nivelin qeveritar dhe parlamentar të cilat nevojiten për hyrje në këtë organizatë të përfundohen deri më 13 nëntor 2020, kur në Bukuresht duhet të jetë edhe pranimi i vendit tonë në BSEK”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit.

Ndryshe, në takim bashkëbiseduesit janë pajtuar se do e vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në nivelin më të lartë.

LEXO EDHE:

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, prioritet i dy shteteve

BASHKE TV

Nis asfaltimi në Komunën e Dollnenit, Zhitoshë -Llazhan. Memeti premton edhe në komunat tjera shqiptare

BASHKE TV

Zyrtare, dhënja e lejes për përdorim të Teatrit Shqipëtar

BASHKE TV

Mexhiti: Dy deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë

BASHKE TV

Sylejmani: 1 tetorin 1997 nuk duhet ta nderojnë vetëm ata që e organizuan dhe e udhëhoqën

BASHKE TV

Festim Halili paralajmëron ndërtimin e hekurudhës deri në Aeroportin e Shkupit

BASHKE TV
BASHKË.TV