fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Takim pune i drejtorit Sela me ministren e Punës dhe të Politikës Sociale, Mizrahi

Shkup, 12 shkurt 2020 – “Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale (MPPS) ku zhvilloi një takim pune me ministren Rashela Mizrahi.

Gjatë takimit, drejtori Sela theksoi se AZGJ-ja është gjithmonë e hapur për bashkëpunim ndërinstitucional, përfshirë atë me MPPS-në si një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është me rëndësi të veçantë për Ministrinë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në interesin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, drejtori Sela i ofroi mbështetje Ministrisë në përkthimin dhe verifikimin e formularëve, formave dhe kërkesave zyrtare që qytetarët i përdorin gjatë realizimit të të drejtave të tyre në procedurat nevojshme.

Ministrja Mizrahi shprehu kënaqësi për takimin dhe shfrytëzoi rastin për të informuar drejtorin Sela për situatën e trashëguar nga aspekti i zbatimit të zgjidhjes ligjore për gjuhët, dhe njëkohësisht u zotua se do të përmirësojë situatën dhe do të rrisë më tej bashkëpunimin midis dy institucioneve.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Takim pune i drejtorit Sela me ministren e Punës dhe të Politikës Sociale, MizrahiDrejtori i Agjencisë për Zbatimin e…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Mercredi 12 février 2020

LEXO EDHE:

Bekteshi: Me pakon e katërt të masave përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare do t’i mbështesim qytetarët dhe sektorët më të prekur

BASHKE TV

Bekteshi: Kompania gjermane ‘Franc Kiel’ do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë

BASHKE TV

Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Publikohet marrëveshja politike dhe ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë

BASHKE TV
BASHKË.TV