fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Taravari e mbron Mickovskin

Mickovski kapet në një lokal të mbyllur në Shkup një natë më parë me disa miq të tij.Kjo përbën dy lajme njëkohësisht dhe fakti që ai si maqedonas në tavolinë qëndron me më shumë se dy persona me automatizëm e demanton Arben Taravarin e ASH-së.
Arbën Taravari fajësoi shqiptarët për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin Covid 19 dhe ka lavdëruar maqedonasit.
Ai në emisionin ClickPlus në Tv21 u shpreh se shqiptarët nuk i kanë respektuar rekomandimet duke thënë se në lokalet shqiptare gjegjësisht në Çair dhe Gostivar në një tavolinë ka pasur nga katër- pesë persona ndërsa në pjesën maqedone ka pasur nga dy persona.Por Taravari në mënyrë indirekte e ka mbrojtur vetë kreun e partisë më të madhe opozitare maqedonase sepse doli që në tavolinë me Mickovskin të jenë më shumë se dy persona ,në një lokal të mbyllur .

“Shkon në Çair ose në Gostivar nga 4-5 vetë në masë, shkojmë në ndonjë pjesë maqedone qëndrojnë nga dy vetë në tavolinë” u shpreh Taravari duke demantuar vetveten përcjellë TetovaSot .
Ndryshe ndaj restorantit ku ka qenë Mickoski është ngritur kallëzim penal. Dyshimet bazohen në Kodin Penal, mbi dispozitat për shpërndarje të sëmundjes infektive dhe veprim kundër në kundërshtim me masat shëndetësore. Veprimin e Mickoskit, LSDM-ja sot e ka vlerësuar si të qëllimshëm dhe të paturpshëm. VMRO-DPMN-ja reagimet e socialdemokratëve i ka cilësuar si të nxitura nga “vatra Zaev, Filipç dhe LSDM”. Mbrëmë lideri i opozitës u kap nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në një lokal në Qendër të Shkupit bashkë me miqtë e tij./ts

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV