fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Taravari i shante shqiptarët se rrinë në kafe dhe shtohet koronavirusi, sot ri vet pa respektuar distancën

“Shkon në Çair ose në Gostivar nga 4-5 vetë në masë, shkojmë në ndonjë pjesë maqedone qëndrojnë nga dy vetë në tavolinë” .Me këto deklarata njeriu i dytë i Aleancës për Shqiptarët ishte cak i komenteve të shumta negative për shkak se ai lavdëronte palën tjetër që respekton më shumë masat kundër Covid -19, informon ts.

Por në një fotografi së fundmi shihet vetë Arben Taravari jo me një tjetër por me dy në një tavolinë, pa respektuar fare distancën sociale dhe fizike duke rënë ndesh me fjalët e tij .

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ditë më parë gjatë një emisioni debativ i fajësoi direkt shqiptarët për rritjen e numrit të të infektuarve me virusin Covid 19 ndërsa lavdëroi maqedonasit .Sipas Taravarit shqiptarët nuk i kanë respektuar rekomandimet duke thënë se në lokalet shqiptare gjegjësisht në Çair dhe Gostivar në një tavolinë ka pasur nga katër- pesë persona ndërsa në pjesën maqedone ka pasur nga dy persona përcjellë TetovaSot.Fotografia e fundit e nxjerrë blof krejtësisht Arben Taravarin e ASH-së i cili ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Të përkujtojmë se për të përgënjeshtruar deklarimet e Arben Taravarit ditë më parë në Shkup nuk u respektuan masat në lokalet në qendër të Shkupit siç është lagja “Debar Malo”, ku mund të shihej përmes videos se vlonte muzika e gjallë dhe aspak nuk respektoheshin masat e Covid 19./ts

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV