fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Të protestosh për të shpëtuar karrierat politike prej humbësi

Humbësi serik, në emër të vjedhjes ,foli në sheshin e protestës të vjedhë fitoren e dikujt tjetër vetëm për të manipuluar me mbështetësit e tij që mos kërkojnë t’a rrëzojnë nga froni partiak bashkë me dinastinë e tij politike. Sela gjithnjë do që të duket si një viktimë ,sikur gjithë “globi” është kundër tij shkruan TetovaSot.Në fakt Sela është një lloj fituesi në këto zgjedhje sepse për dallim nga ato paraprake, nga i treti tashmë është ngjitur në një kategori më lartë duke lëvizur çdo gurrë.Por kaq është limiti i tij politik sepse ai nuk i ka për vete ata të zonës së tij të qytetit perlë që e dënojnë parreshtur. Ai u arratis prej atje dhe fitoret e paqena i kërkon gjetkë .Por fitore nuk është të jesh i dyti.Fitore nuk është të humbësh gjashtë cikle. Fitore nuk është kur ke mijëra vota më pak dhe do që të bësh viktimën se na vodhën.Mbi 100 mijë vota nuk vidhen, ata janë forca e një partie me staza të gjata që ka investuar dhe nuk janë parti sezonale si disa që i kemi prej kohësh që herë akuzohen dhe pastaj përtypin fjalët e tyre të ndyra kundër njëra tjetrës. Sela në këtë drejtim të përçarjes është vërtetë një kampion i vërtetë.

Deshtën që bota t’i sheh përmes protestës dhe në fakt ata i panë,por atje tek ati civilizime botërore, humbësit japin dorëheqje dhe nuk dalin në sheshin e turpit për të shpëtuar veten.
Duhej protestat ti udhëhiqnin njerëz të tjerë sepse për Selën dhe Gashin nuk ka më vend në politikë.Ata kanë mbaruar politikisht dhe këtë ata e dijnë por nuk e kuptojnë përkrahësit akoma shkruan ts.

Përmes një proteste shpëtimi karierash politike, deshtën t’a bënin të duket ndryshe. Kjo bëri që edhe shqiptarët ti shohin se deri ku arrin ambicja e tyre për pushtet dhe shpëtim. U treguan të gatshëm të pranojnë tejmase çdo gjë ,vetëm të vijnë në pushtet si humbës dhe t’i mashtrojnë shqiptarët se ata janë fituesit e vërtetë,sepse ndryshe shuhen. Kur fituan tre kryetar komunash e quajtën triumf,ishte çdo gjë në rregull.Kur i humbën zgjedhjet si gjithmonë,i quajtën vjedhje.

Sela nuk ndryshon. Si është i gdhendur dhe e njeh shumë mirë si të humbësh dhe të mbetesh kryetar. E di sepse nuk është i ri në politikë. Ka hyrë në decenien e dytë si i tillë dhe ka qenë te “kajmaku”.

Zgjedhjet e pranuara nga ndërkombëtarët dhe vlerësuara nga ata nuk pranohen nga humbësit tanë,sa absurde.

Ju në fakt mbushët sheshin e dështimit politik dhe u treguat njerëzve se çfarë jeni të gatshëm të bëni pa pushtet .Dolët përmes gënjeshtrave të drejtoni gishtin kah populli që s’u votoi. Janë mbi 100 mijë vota, nuk janë dhjetëra. Doni të ulni peshën e fitores për të lartësuar karrizmin tuaj të rrejshëm për të mbetur si gozhda e fundit në arkivolin politik dhe përmes një mashtrimi të hapur të tregoni histori të paqena grabitësish.

Dy koncepte të ndryshme të bëra bashkë në një koalicion përzierjesh mes orientales dhe asaj pak grimce shqiptarie të mbetur mes tyre, tregon se kanë hyrë në agjenda të huaja që i manipulojnë dhe duke bërë armik një parti shqiptare si BDI ,duan që bota t’i sheh partitë maqedone si mbrojtëse të kauzave shqiptare.Ata treguan se kanë nostalgji për kryeministra maqedon, prandaj e urrejnë një të tillë shqiptarë duke e treguar haptazi. Prandaj populli i dënoi sepse u ranë maskat.Ata donin të fundosnin ata 100 mijë njerëz ,vota që ju i quani të vjedhura. Ka kaq kohë që shqiptarët e kanë mësuar këtë refren prej gënjeshtrash që përmes maskimit të justifikoni humbjen e madhe që do të duhej t’u çojë drejt fundit.Ju treguat se duke i bërë shqiptarët grabitës ,nuk meritoni pushtet kurrë.

LEXO EDHE:

Demokratizimi VS Nacionalizmi: Çfarë humb dhe çfarë fiton Shkupi nga një “Kryeministër shqiptar”

BASHKE TV

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fush

BASHKE TV

BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Apple i kërkon aplikacionit me receta gatimi të heqë dardhën nga logoja

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Takohet sërish Ahmeti dhe Zaev, Ahmeti: Do të krijohet shumica (VIDEO)

BASHKE TV
BASHKË.TV