fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Timonie takoi Deharin, diskutohet bashkëpunimi në të ardhmen

Me kreun e komunës, Fatmir Deharin, u diskutua për projektet e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, për Agjencisë franceze për zhvillim, sidomos për projekte që kanë në fokus të rinjtë dhe se si të nxiten ata që ardhmërinë ta shohin në vendlindje.

Ambasadori francez, Christian Timonie, qëndroi në Kërçovë, për të diskutuar me kreun e komunës, Fatmir Dehari, rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë ndërveprimin me Agjencinë franceze për Zhvillim, me çka synohet nxitja e të rinjve për të kontribuar në vendlindje.

Sipas kreut të Kërçovës, bashkëpunimi me Agjencinë franceze për Zhvillim është një mundësi e mirë për të aplikuar dhe për të shfrytëzuar fondet e dedikuara për projekte që ndjeshëm përmirësojnë kushtet e jetesës në komuna.

Ambasadori Timonie më pas vizitoi edhe shkollën “Rexhë Rushit Zajazi”, e cila është ndër shkollat e rralla ku si gjuhë e huaj mësohet edhe gjuha frënge.

LEXO EDHE:

Ministri Nuhiu: Institucionalizojmë në aspektin strukturor organizativ edhe gjuhën shqipe në MPB!

BASHKE TV

Zyrtari Amerikan Metju Pallmer thotë: Zgjedhjet ishin të suksesshme dhe demokratike

BASHKE TV

MMJPH: Monomeri i vinil klorurit do të derdhet dhe transportohet

BASHKE TV

Ziadin Sela si Amdi Bajrami

BASHKE TV

Osmani: Lajmet e sotme nuk burojnë nga BDI

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV
BASHKË.TV