fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Twitter ndalon reklamat politike

Rrjeti social Twitter, do të ndalojë të gjitha reklamat politike globale duke filluar nga muaji i ardhshëm, shkroi në Twitter themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey.

“Mendojmë se mesazhi politik duhet të fitohet, jo të blihet. Ndërkohë që reklamimi në internet është shumë i fuqishëm dhe efektiv, kjo fuqi mund të sjellë rreziqe të konsiderueshme në politikë, ku mund të përdoret në manipulimin e votave për të ndikuar në jetët e miliona njerëzve”, shkroi Dorsey.

Ai deklaroi se vendimi përfundimtar, me disa përjashtime, do të bëhet publik më 15 nëntor dhe do të zbatohet më 22 nëntor.

Platformat e rrjeteve sociale janë nën presion për të rregulluar përmbajtjen e tyre, pas akuzave se Facebook u përdor për të manipuluar zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe referendumin e Brexit.

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistëve”

BASHKE TV

MEXHITI NGA TETOVA: POROSIS TALAT XHAFERIN, FATMIR BESIMIN DHE ARTAN GRUBIN, LARG DUART NGA KAZINOTË, MOS E BËNI BDI-NË ME NJOLLË

BASHKE TV

Mexhiti: Duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

BASHKE TV

“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

BASHKE TV
BASHKË.TV