fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ura 15 miliardë funtëshe mbi det që do të lidhte Skocinë me Irlandën e Veriut, kryeministri britanik prezanton projektin

Kryeministri britanik Boris Johnson që po kritikohet ashpër nga qytetarët britanikë si dhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, për faktin se po kërkon daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa u arritur një marrëveshje, edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por, kësaj radhe për një “projekt” të prezantuar që kap vlerën e 15 miliardë funteve. Bëhet fjalë për një urë që lidh Irlandën e Veriut me Skocinë.

Kryeministri britanik se projekti post-Brexit do të ishte “shumë i mirë”, përkundër faktit se një punë inxhinierike do të kërkonte të realizohej diçka pothuajse e pamundur.

Qysh në fillim janë identifikuar sfidat e para siç është thellësia e ujit, moti dhe gjatësia e saj. Megjithatë Johnson e ka prezantuar vizionin e tij para mediave, derisa po luante me disa fëmijë me një anije lodër pranë lumit Thames.

“Po flas për ndërtimin e urës nga Stranraer në Skoci deri në Larnë të Irlandës së Veriut – që do të ishte shumë i mirë. Do të kushtonte vetëm 15 miliardë funte”, ka deklaruar Johnson.

Madje ai duket shumë i sigurtë se një gjë e tillë mund të arrihet, pasi ka kërkuar nga zyrtarët shtetëror këshilla lidhur me koston dhe rreziqet për ndërtimin e kësaj ure të shumëpërfolur.

DUP mbështet propozimet për një urë për të cilën ata shpresojnë se mund të sjellë përfitime ekonomike për Irlandën Veriore dhe Skocinë, por gjithashtu është parashikuar si një zgjidhje e mundshme për prapaskenën e diskutueshme.

Kjo nuk është hera e parë që Johnson propozon projekte “futuristike”. Gjatë vitit të kaluar ai kishte sugjeruar ndërtimin e një ure tjetër që do ta lidhte Britaninë me Francën.

LEXO EDHE:

Lëvizja BESA në 2018: Asnjëherë koalicion me LSDM (Video)

BASHKE TV

Ministri Ademi nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim ndërkombëtar me Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN)

BASHKE TV

BDI – dega Saraj, Blerim Bexheti zgjidhet kryetar shtabi

BASHKE TV

KU JETON ALI AHMETI

BASHKE TV

Tani më dhe Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara frymon shqip

BASHKE TV

BDI nuk do ta lejon Selën dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve

BASHKE TV
BASHKË.TV