fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Urim i Xhaferit për Ditën kombëtare të vllehëve

Shkup, 23 maj 2020 – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllehëve, uroi pjesëtarët e këtij komuniteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më paraqet nder t’ju uroj 23 Majin, Ditën kombëtare të vllehëve. Kisha dashur që të shpreh respekt të lartë për kontributin e madh që si bashkësi e jepni dhe ia keni dhënë shtetit nëpër histori, i njëjti ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpeshherë dua të përsëris se pasuria jonë është në dallimet, ashtu të ndërthurura dhe në bashkësi, kemi përparim të sigurt.

Të dashur bashkëqytetarë vllehë, urime festa kombëtare, Ju uroj të kultivoni dhe të promovoni kulturën tuaj, të krenoheni me trashëgiminë dhe historinë tuaj dhe të avanconi pozitën tuaj në shoqëri. Vllehët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë personalitete të shquara të cilët janë pjesë e jetës shoqërore ndërsa bashkësia në tërësi është tejet e respektuar.

Edhe njëherë, më lejoni t’ju uroj Ditën nacionale të vllehëve dhe t’ju uroj ditën ta kaloni në atmosferë të bukur festive”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

LEXO EDHE:

MMJPH: Të ruajmë biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore në mënyrë që ata të na mbrojnë neve

BASHKE TV

Taravari e mbron Mickovskin

BASHKE TV

Maqedonasit lavdërojnë Taravarin pasi i ofendoi shqiptarët: ”Браво Таравари”

BASHKE TV

MBPEU: Bujqëve, të cilëve u është dhënë leje lëvizjeje me vulën “e përhershme” vazhdojnë të vlejnë edhe për këtë fundjavë të vazhduar karantine

BASHKE TV

BDI: Respektoni masat, shëndeti në rend të parë

BASHKE TV

BDI – Gostivar dënon ashpër shpifjet e Taravarit që ua bëri pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve shqiptarë

BASHKE TV
BASHKË.TV