fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Vendet anëtare të BE-së deri sot në mesditë e finalizojnë listën e vendeve për të cilat i hapin kufijtë

Vendet anëtare të BE-së deri sot në mesditë duhet të prononcohen me shkrim për listën e vendeve, për të cilat nga 1 korriku kufizimet nuk do të vlejnë më për udhëtime në vendet e zonës Shengen.

Javën e kaluar, vendet-anëtare hartuan një “projekt listë” të 15 vendeve, qytetarët e të cilëve nga nesër do të mund t’i kalojnë të papenguar kufijtë e jashtëm të BE-së.
Nëse asnjë nga 27 vendet-anëtare nuk voton kundër deri në mesditë, lista do të konsiderohet e miratuar.

Komisioni Evropian ka sugjeruar që Ballkani Perëndimor të jetë në krye të listës, duke përmendur lidhjet e ngushta të BE-së dhe politikën për integrimin e rajonit.

Deri më tani, vetëm Serbia e Mali i Zi ndodhen në listën paraprake të 15 vendeve, së bashku me Algjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgjinë, Japoninë, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Korenë e Jugut, Tajlandën, Tunizinë, Uruguajin dhe Kinën.

Nga ana tjetër, Shqipëria, BeH-ja, Maqedonia e Veriut dhe Kosova raportohet se kishin më shumë se 25 raste për 100,000 banorë deri më 15 qershor, ndërsa mesatarja e BE për këtë periudhë ishte 13 raste të regjistruara të Kovid-19 për 100.000 banorë.

BE thotë se do ta azhurnojë këtë listë çdo dy javë, sipas të dhënave më të fundit epidemiologjike.

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV