fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Vendosen kosha të rinj për mbetje në Komunën e Sarajit dhe në qendrën për sport dhe rekreacion “Matkë”

“NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup vazhdon me vendosjen e koshave të rinj të përcaktuar për hedhjen e mbetjeve të imëta. Gjatë ditës së sotme, kosha të rinj u vendosën në qendrën për sport dhe rekreacion ,, Matkë” dhe në tërë territorin e komunës së Sarajit, duke filluar nga rruga kryesore ,,Marshall Tito”, parku, sheshi, si dhe në rrethinën e afërt të kopshtit për fëmijë, Sh.F.K ,,Dituria” dhe Sh.M.Q.Sh ,,Saraj”.

Këta 950 kosha të rinj për hedhjen e mbetjeve të imëta i siguroi Qyteti i Shkupit. Janë bërë nga materiali elastik dhe janë të mbrojtur nga mundësia për mbushje të parregullt me qese për mbetje komunale, si dhe nga shkapërderdhja e mbetjes nga ana kafshëve. Në etapa vendosen në të gjitha komunat e qytetit, ndërsa NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup tashmë i ka vendosur në Çarshinë e Vjetër të Shkupi dhe zonën qendrore të qytetit.

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe drejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, sot promovuan vendosjen e koshave të rinj, për të cilët pritet në masë të madhe të kontribuojnë në përmirësimin e nivelit të higjienës dhe pastërtisë në këtë komunë të Shkupit.

Aksionin për vendosjen e koshave në Saraj e ka mbështetur edhe Forumi Rinor I Bashkimit Demokratik për Integrim-Saraj.” – zyra për informim, Komuna Saraj

Për më shumë ndiq linkun:

VENDOSEN KOSHA TË RINJ PËR MBETJE NË KOMUNËN E SARAJIT DHE NË QENDRËN PËR SPORT DHE REKREACION ,,MATKË”NP ,,Higjiena…

Publiée par Komuna Saraj-Municipality of Saraj-Општина Сарај sur Mercredi 30 octobre 2019

LEXO EDHE:

Izet Mexhiti: 10 vite nga fitorja e madhe kur Kërçova me votën e popullit përfundimisht u bë shqiptare

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistëve”

BASHKE TV

MEXHITI NGA TETOVA: POROSIS TALAT XHAFERIN, FATMIR BESIMIN DHE ARTAN GRUBIN, LARG DUART NGA KAZINOTË, MOS E BËNI BDI-NË ME NJOLLË

BASHKE TV

Mexhiti: Duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi

BASHKE TV

Izet Mexhiti: Në Studeniçan po bashkohet POPULLI!

BASHKE TV

“Tërmet” në Saraj: Mbi 2 mijë pjesmarrës në tubimin e Grupit të Zjarrit

BASHKE TV
BASHKË.TV