fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Von der Leyen: BE duhet t’i përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian duhet t’i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit.

Në këtë aspekt, muajt e ardhshëm janë “vendimtarë”, tha von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. “Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, sipas saj, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të obligimeve dhe se tani i takon palës evropiane të përmbushë premtimin. Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me këto dy vende, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet.

Vendimi është bllokuar nga Franca, e cila ka kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të procesit të zgjerimit. Për rrjedhojë, deri në fund të janarit, Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit, e cila më pas duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të BE-së.

Me Bashkimin Evropian aktualisht kryeson Kroacia. Samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Zagreb në muajin maj.

LEXO EDHE:

Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

BASHKE TV

Marin Mema afër Beogradit zbulon dy fshatra shqiptarë

BASHKE TV

Rikthehet Nokia, prodhon telefonin që baterin e mban 1 muaj

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Për Sarajin që duam: Blerim Bexheti publikon video nga ndriçimi në Matkë dhe Arnaqi (VIDEO)

BASHKE TV

Xhemaili: RRUGA TETOVË-PRIZREN, Maqedonia e Veriut një hap para Kosovës!

BASHKE TV
BASHKË.TV