fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Xhaferi – Bërns: Me proces korrekt zgjedhor do të forcohet kapaciteti demokratik i shtetit

Shkup, 15 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Kejt Mari Bërns.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend si edhe për dinamikën e planifikuar të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare.

Në takim u theksua nevoja për pasjen e procesit zgjedhor ligjor dhe korrekt, me të cilin më tutje do të konfirmohet dhe përforcohet kapaciteti demokratik i shtetit.

Në raport me NATO-n, ambasadorja Bërns konfirmoi se bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të rrumbullakohet procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të bëhemi anëtarja e plotfuqishme e 30-të e kësaj aleance të fuqishme, me ç’rast Kryetari Xhaferi potencoi se vendi jonë mbetet partner strategjik konsekuent i SHBA-ve.

LEXO EDHE:

BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe po rrënon pozitat negociuese

BASHKE TV

Nuk do mund të mbuloni gjurmët e dështimeve tuaja

BASHKE TV

BDI – LSDM: Konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Sela: Po u dalim në ndihmë të institucioneve

BASHKE TV

Komunikatë e përbashkët nga takimi Ahmeti – Zaevin

BASHKE TV
BASHKË.TV