fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Xhemaili: Qeveria e miratoi Informatën për nominimin e Rekës së Thellë në Listën preliminare të UNESKO-s

“Sot Qeveria Teknike në mbledhjen e saj të 3- të solli vendim që Lokaliteti Lumi i Thellë që shtrihet në masivin malor të Korabit të propozohet në listën preliminare të UNESKOS për tu shpallur e mbrojtur.✅

▶️Karakteristikat kryesore të këtij lokaliteti janë pyjet e pishave(Fogus Sylvatica) që ndodhen në një sipërfaqe të thellë të pjesës më atraktive të Parkut Kombëtar të Mavrovës me gati 100 vjet paprekshëmri nga dora e njeriut!
▶️Lokaliteti Lumi i Thellë karakterizohet me një prezencë të një numri të konsiderueshëm të florës endemike në mesin e tyre edhe zambaku shqiptar (Lilium Albanicum) dhe ndodhet në zonën e mbrojtur strikte në kuadër të Parkut Kombëtar të Mavrovës, vend në të cilin lejohen vetëm studime hulumtuese shkencore!
▶️Lumi i Thellë është vazhdim i
Ujëvarës së Korabit, monumentit natyrorë më mbresëlënës në Maqedonin Veriore
Me 130 metrat e tij, ujëvara e Korabit
është më e larta në Ballkan.
▶️Karakteristike është se ujëvara mund të shihet qartë nga largësi vetëm në pranverë dhe në fillimin e verës, gjatë dimrit është e ngrirë.
▶️Rruga më e mirë për në ujëvarë është ajo që të çon përmes kanionit të lumit. Ajo mund të arrihet edhe nga bregu i majtë i lumit nëpër fshatrat e Nistrovo dhe Zinke, ose nga ana e djathtë nga Bibaj, nën maja e Kabashit. Rrugët janë të mbuluara me gungë, dhe ka disa kalime të pasigurta të lumenjve.

(Disa nga foto të Lokalitetit Lumi i Thellë)!” – thotë Xhemaili

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2572582886323925&id=100007167168268

LEXO EDHE:

BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe po rrënon pozitat negociuese

BASHKE TV

Nuk do mund të mbuloni gjurmët e dështimeve tuaja

BASHKE TV

BDI – LSDM: Konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Sela: Po u dalim në ndihmë të institucioneve

BASHKE TV

Komunikatë e përbashkët nga takimi Ahmeti – Zaevin

BASHKE TV
BASHKË.TV