fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ylber Sela vizitë në Galerinë e Arteve

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, me bashkëpunëtorët e tij sot e vizitoi Galerinë e Arteve “Stacioni i Vogël” në Shkup, ku u prit nga drejtoresha e këtij institucioni, Dita Starova-Qerimi. Në këtë takim u fol për procesin e zbatimit të dygjuhësisë.

Meqë tanimë në tërësi ka përfunduar faza e parë e zbatimit të dygjuhësisë në këtë galeri, dy homologët në fjalë biseduan kryesisht për fazën e dytë, e cila do të fillojë të zbatohet prej muajit janar të vitit të ardhshëm. Me këtë rast drejtoresha Dita Starova-Qerimi foli konkretisht për përgatitjet që po bën lidhur me jetësimin e fazës së dytë në praktikë, për angazhimin e kuadrit të përkthyesve dhe lektorëve, për mjetet e nevojshme që duhet të ndahen lidhur me përkthimin e katalogëve dhe botimeve të tjera në gjuhën shqipe etj. Po ashtu, nga ana tjetër edhe drejtori Ylber Sela i dha mbështetje të plotë për sa i përket punës që po bën ajo në këtë institucion, konkretisht në fushën e përkthimit dhe korrigjimit të teksteve për nevojat e Galerisë së Arteve.

Në fund, drejtori Ylber Sela e përgëzoi homologen e tij për punën e suksesshme që po bën në Galerinë e Arteve, gjë që u vërejt edhe sot në zbatimin e dygjuhësisë së plotë në këtë institucion, që nga tabelat në hyrje, logoja, vulat e deri te aktet, shkresat e udhëzimet e ndryshme brenda galerisë.

LEXO EDHE:

Xhaferi porositë liderët politik: Gjeni konsensus për datën e zgjedhjeve!

BASHKE TV

ASH -AAA nuk i përfillin tetovarët, ndërsa kërkojnë vota në Tetovë

BASHKE TV

Blerim Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë, apelojmë për kujdes nga qytetarët

BASHKE TV

Miratohet Protokolli për regjistrim në shkolla

BASHKE TV

Qytetarët edhe nesër kanë afat të konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen vjetore të tatimit

BASHKE TV

Selami: Rruga Llojan-Tabanoc po bëhet realitet! Punimet vazhdojnë me dinamikë të duhur

BASHKE TV
BASHKË.TV