fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

YouTube po punon në rivalin e TikTok të quajtur Shorts

TikTok që shënoi shifrën e 41 milionë përdoruesve aktiv në baza ditore jashtë Kinës, së shpejti mund të ketë edhe një rival të fuqishëm.

Raportohet se YouTube është duke punuar në sistemin e ri të quajtur Shorts, që besohet të jetë rivali i TikTok, me video të shkurtra.

Shorts do të jetë një format që do të funksionojë brenda YouTube, vetëm për aplikacionin në telefon dhe nuk është ndonjë produkt i pavarur.

Meqenëse kjo platformë kineze me video të shkurtra është popullarizuar shumë, YouTube është duke u angazhuar maksimalisht, që ta ketë edhe këtë formë të shpërndarjes së videove.

Derisa është qendra e transmetimit të shumë shtëpive diskografike dhe artistëve, YouTube dëshiron ta zgjeroj katalogun e ofertave edhe me këtë sistem shumë të pëlqyeshëm.

Kjo nuk është hera e parë, që TikTok po kopjohet nga platforma tjera, pasi ishte Facebook që provoi sistem i ngjashëm të quajtur Lasso.

Instagram dhe Snapchat po punojnë shumë në sistemin e videove të shkurtra, ndërsa Byte e lansuar para një viti nga Vine, ende nuk i ka arritur sukseset e duhura.

Në të njëjtën kohë, TikTok duket se është i pandalshëm, pasi në 12 muajt e fundit është shkarkuar 842 milionë herë.

LEXO EDHE:

Xhaferi porositë liderët politik: Gjeni konsensus për datën e zgjedhjeve!

BASHKE TV

ASH -AAA nuk i përfillin tetovarët, ndërsa kërkojnë vota në Tetovë

BASHKE TV

Blerim Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë, apelojmë për kujdes nga qytetarët

BASHKE TV

Miratohet Protokolli për regjistrim në shkolla

BASHKE TV

Qytetarët edhe nesër kanë afat të konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen vjetore të tatimit

BASHKE TV

Selami: Rruga Llojan-Tabanoc po bëhet realitet! Punimet vazhdojnë me dinamikë të duhur

BASHKE TV
BASHKË.TV