fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Zaevi ia jep VMRO-së deputetët vetëm mos të bëhet kryeministri shqiptar

Ish Kryeministri Zoran Zaev dhe njëherit lider i LSDM -së ka deklaruar se ai është i gatshëm ti jep 13 deputetë Mickoskit të VMRO -së që ai të mund të formojë një qeveri minoritare ose të pakicës informon ts.

Në anën tjetër Mickoski i tha Zaevit që t’ia linte matematikanëve matematikën.

Unë kam vërtetuar që nuk kam paragjykime për përkatësinë etnike të ndonjë qytetari apo kandidati për kryeministër, sepse për mua ka njerëz vetëm me cilësi dhe me cilësi të ulët, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kur u pyet nëse kandidati i BDI-së për kryeministër Naser Ziberi është i pranueshëm për të përcjellë ts.
Zaev ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë nën shantazhë.

“Ne nuk do ta lejojmë veten të shantazhohemi. Unë jam kandidati për kryeministër dhe do të jem kryeministri i rradhës. Unë jam gati të dorëzoj 13 deputetë tek Mickoski që ai të mund të formojë një qeveri minoritare. Askush nuk duhet të negociojë nën shantazhe “- tha Zaev.

Zaev u shpreh se me grupin parlamentar të LSDM-së, BDI nuk mund të jetë në Qeveri me një gjendje të tillë apo shantazh. Unë besoj se mund të arrijmë në 60 ose më shumë deputetë, por me shantazhin që të jemi me BDI në Qeveri, dhe kandidati i tyre të jetë deputet, është absolutisht e papranueshme u shpreh Zaev.ts

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV