fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Zbatimi i gjuhës shqipe në Inspektoratin Shtetëror të Punës – shembull që duhet ta ndjekin të gjithë funksionarët

“Zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dalëngadalë po bëhet realitet i pranueshëm dhe normal pa e dëmtuar askend. Kështu, si shembull pozitiv mund të merret Inspektorati Shtetëror i Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili tanimë ka vënë në zbatim të plotë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha aktet dhe dokumentet.

Duke filluar që nga tabela e emërtimit, e vendosur në hyrje të këtij institucioni, e deri te shkresa më e thjeshtë, të gjitha i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë në dy gjuhë, pra maqedonisht dhe shqip.

E gjithë kjo punë është bërë në saje të vullnetit dhe ngulmimit të drejtorit të këtij institucioni, zotit Alajdin Havziut i cili me pedantërinë dhe përkushtimin e tij, në mënyrë plotësisht ligjore, vetëm me dy përkthyes ka arritur ta vërë në përdorim zyrtar gjuhën shqipe.

Mbase ky rast mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për të gjithë drejtorët dhe funksionarët e tjerë të cilët ligjin e kanë zbatur pjesërisht ose që nuk e kanë filluar fare për arsye të ndryshme.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=702923746836529&id=632463450549226

LEXO EDHE:

Xhemaili realizon takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha!

BASHKE TV

BDI dega Prespë zgjodhi kryesinë e re

BASHKE TV

Selami: Një milion euro investime kapitale për Likovën!

BASHKE TV

Alimi takoi Vasalon: Maqedonia i meriton negociatat për anëtarësim!

BASHKE TV

Llojanasit mirëpresin fillimin e punimeve të rregullimit – asfaltimit të rrugës lokale f.Llojan – Hekurudha f. Tabanovc

BASHKE TV

Xhemaili dhe Vila vizitë pune në Republikën e Shqipërisë!

BASHKE TV
BASHKË.TV