fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Zhbogar: BE do ta ndihmojë Maqedoninë me 66 milion euro kundër korona virusit

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot lajmëroi se Bashkimi Europian do t’i ndihmojë Maqedonisë në luftën kundër virusit korona, me gjithsej 66 milion euro.

Prej tyre, 50 milion euro do të dedikohen për rimëkëmbjen socio ekonomike, ndëras nëntë milion për sektorin privat.

“Të gjithë së bashku në luftën kundër këtij virusi të keq. Në këto kohëra të vështira, BE do ta mbështetë Maqedoninë e Veriut me katër milion euro për nevoja urgjente, 50 milion euro për rimëkëmbje socio ekonomike, nëntë milion për sektorin privat, tre milion për mbështetje direkte për buxhetin”, ka shkruar Zhbogar në “Twitter” profilin e tij.

Ndryshe dje ministri i punëve të jashtme tha se BE do ta ndihmojë Maqedoninë me 69 milion euro, ndërsa zv.kryeministri Bujar Osmani pohoi se me 70 milion euro, që në fund kjo shumë të bie në 66.

LEXO EDHE:

Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

BASHKE TV

Ministri Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

BASHKE TV

Bekim Jashari bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Rezallë

BASHKE TV

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

BASHKE TV

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Reduktim drastik i ndotjes së ajrit në Europë

BASHKE TV
BASHKË.TV