fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Zhyten pas 15 vitesh pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më.

“Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.

Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.

LEXO EDHE:

Grubi në SHBA takon Senatorin Ron Johnson nga komisioni për politikë të jashtme në Senatin Amerikan

BASHKE TV

Mbahet Kuvendi zgjedhor i FR-BDI – së dega Haraçinë!

BASHKE TV

Tronditet sërish Tirana, tërmeti i dytë shkund kryeqytetin

BASHKE TV

Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në Komunat e Shkupit

BASHKE TV

Çfarë duhet të hash pas lënies së duhanit; ushqimet që pastrojnë organizmin

BASHKE TV

Si mund t’jua shpëtojë jetën tifozllëku i sportit

BASHKE TV
BASHKË.TV