fbpx
Bashke.tv
Aktualitet LAJME

Ziberi: Rrethoni 9 për kryeministrin shqiptar

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare  për vitin 2020 që do të mbahen me 15 korrik , BDI-ja para qytetarëve të Komunës së Kumanovës bëri prezantimin e programit, kandidatit për kryeministër Naser Ziberi dhe listës së deputetëve në zonën numër 2  në Kumanovë që udhëhiqet nga ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Para banorëve të  qytetit të Kumanovës, kandidati për kryeministër z.Naser Ziberi u shprehë se ndjehet tej mase i priveligjuar për shkak se i është bërë nderë i madh që në emër të BDI-së të vazhdohet  synimi i  përbashkët final për barazinë e shqiptarëve.

“Ndjehem edhe me përgjegjësi të madhe sepse mbështetja kaq e madhe e  gjithë këtyre qytetarëve do të më  bëjnë edhe shumë më të guximshme dhe për të punuar me shumë përkushtim. Kuptohet se nuk ishte lehtë që të  merret vendimi për ta pranuar një detyrë kaq të madhe për tu ju përgjigjur kësaj sfide kaq të rënda. Gjatë bisedave që kam patur z. Ahmeti përfundimisht jam bindur se shqiptarët e Maqedonisë dhe komunitet tjera kanë nevojë  për një synim të përbashkët edhe atë shtet demokratik, të sigurt, të barabartë dhe Evropian dhe këto  nuk mund të realizohen pa kontributin, themeltar, vendimtar të kësaj force politike, andaj edhe pse i larguar nga politika për 18-të vite unë pranova ftesën që të jem bashkudhëtar me ju. Nuk hezitoj të them për ta realizuar këtë synim kaq të madh nuk do të bëjmë vetëm fjalë por shtrojmë alternativat tona duke dhënë argumentet tona se pse besojmë se ideja e z. Ahmeti mund të udhëhiqet nga një Kryeministër shqiptarë,” potencoi Ziberi.

Në vazhdën e fjalimit të tij kandidati për kryeministër të RMV-së, Ziberi tha se shumë gjëra që në të kaluarën janë dukur të pamundur dhe për ëndërr në ndër dijet tona, por me besimin në vetvete me përkushtim të aktiviste dhe me lidershipin e z.Ahmeti të gjitha këto ëndrra janë realitet.

“Që nga kërkesa jonë elementare për shkollim e deri te e drejta për barazi të plotë dhe bartës të funksionit kryesor në shtet ai i kryeministrit. Në programin qeveritar jam përkushtuar që të bëjmë kthesë radikale që në 100 ditët e para të qeverisje. Ekipi që do të më përcjell do të jetë garantë i fortë se lëvizje nga këto premtime nuk do të ketë. Eliminimi i majorizimit në vendimmarrje të instalohet në gjithë sektorët garantojnë barazinë tonë, përveç që në parlament që e ka garantuar Marrëveshja e Ohrit dhe e ka instalua kushtetuta që për çështjet që prekin  çështjet etnike të mos mund të vendoset me mbi votim por me pëlqim të dyanshëm dhe konsensus ta instalojmë edhe në organet tjera vendimmarrëse  siç është Qeveria,” nënvizoi kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së,  z.Ziberi.

Në fund të fjalimit, kandidati për kryeministër z. Ziberi ftoi të gjithë qytetarët  e ne veçanti në radhë të parë qytetarëve shqiptarëve që të dalin e të votojnë numrin 9 me 15 korrik të vitit 2020.

“Vëllezër shqiptarë, gara politike është legjitime, gara politike është virtyt i sistemeve pluralisteve por ama në specifikat në të cilat gjendemi ne hedhja e një ideje kaq të madhe nuk e le indiferent asnjë qytetarë shqiptar andaj në ditët e votimit kur do ti votoni bartësit e listave një gjë duhet të dini edhe atë të jeni bindur duke ua thënë pa asnjë interes partiak që në rast se rrethoni numër tjetër ta dini se keni votuar të ju udhëheq Mickovski po ashtu edhe Zoran Zaevi, në rast se keni votuar që të votoni numër 9 ju keni votuar që të ju udhëheq një kryeministër shqiptar,” përfundoi Ziberi.

LEXO EDHE:

Tre hapa që duhet t’i ndiqni në vendvotim që mos rrezikoheni nga COVID-19 gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Moti sot në vendin tonë

BASHKE TV

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në vendvotim gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

BASHKE TV

Bekim Jashari selam opozitës shqiptare: Mos ma keqpërdorni emrin me të pavërteta! (FOTO)

BASHKE TV

Bushati: Shqiptarët gati ti drejtojnë institucionet e Maqedonisë së veriut

BASHKE TV

Ganiu: Krijojmë vende të reja për prakim me kapacitet prej 170 vendeve

BASHKE TV
BASHKË.TV