Zëvendës ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi sot realizoi takim pune me drejtorin e IK Teatrit Shqipëtar Shkup Adem Karaga. Në këtë takim zëvendës ministri Rexhepi ia dorëzoi lejën për përdorim të objektit të ri. Me këtë objekti i ri i Teatrit Shqipëtar vihet në përdorim dhe mund të shfrytëzohet për qëllimet e parapara.
,, Veçanërisht, na vjen mirë që me ardhjen time në funksionin si zëvendës ministër, edhe zyrtarisht vendoset në përdorim objekti i Teatrit Shqipëtar. Konsideroj që me këtë do të kontribojmë në zhvillimin e veprimtarisë kulturore dhe si institucione sëbashku do të vazhdojmë të punojmë për ti përmirësuar kushtet e punës së punonjësve të kulturës”, deklaroi Bekim Rexhepi zëvendës ministër për transport dhe lidhje.
Drejtori Adem Karaga shprehu mirënjohje të madhe deri tek ministria e transportit dhe lidhjës për dhënien e lejes.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2655429854771846&id=100009145728642